Prishtina gjunjëzohet nga Vëllaznimi

Basketboll

Prishtina gjunjëzohet nga Vëllaznimi

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 100:87 (26:17, 27:19, 28:19, 19:32), në javën e 14-t të ProCredit Superligës, duke e përfunduar vitin me fitore.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë ishin në epërsi, duke e mbyllur këtë pjesë me shifrat 26:17, derisa lojë u ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku kuqezinjtë vetëm sa thelluan epërsinë, për të shkuar në pushim me shifrat 53:36.

Në periodën e tretë, basketbollistët e Vëllaznimit ngritën më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 30 pikë, 81:51, ndërsa dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht, me Vëllaznimin që triumfoi në fund 100:87, me festën që ‘shpërtheu’ në Gjakovë.

Te Vëllaznimi u dalluan Jericole Hellems me 20 pikë e shtatë kërcime, Jason Jitoboh me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Don Polloshka me 12 pikë e dhjetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Ricky Tarrant debutoi me 29 pikë e tetë asistime dhe Josh Nzeakor me 15 pikë e shtatë kërcime.

Vëllaznimi e përfundon stinorin vjeshtor me shtatë fitore e shtatë humbje, ndërsa Sigal Prishtina me gjashtë fitore e tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat