Të hënën fillon afati kalimtar

Basketboll

Të hënën fillon afati kalimtar

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 19:47
Pamje nga një ndeshje

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të hënën (më 30 dhjetor) fillon afati kalimtar në ProCredit Superligë.

Afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025.

Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në ProCredit Superligë për lojtarët vendorë.

Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat