Përfundon afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë

Basketboll

Përfundon afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 12:13
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar afati kalimtar në Superliga Femrat dhe Liga e Parë Femrat.

Ky afat kalimtar solli disa lëvizje mjaft interesante.

Skuadra më e përforcuar është Peja 03, që u përforcua me Saranda Dacin nga Penza, si dhe ka rikthyer në Kosovë, Alexis Tolefree, e cila ka luajtur për Kosovën në FIBA Small Countries në Qipro më 2021, duke hyrë edhe në Top 5 të këtij Evropiani.

Skuadra pejane u përforcua edhe me dy basketbolliste amerikane, Landrum O’Shay dhe Daja Woodard.Ndërsa, Junior 06 Moni Bau është përforcuar me qendrën Anita Grainca,

Kampioni Bashkimi ka rikthyer në skuadër basketbollisten e dalluar Adrienne Williams Godbold, si dhe u përforcua me Briana Byrd.

Te Penza është rikthyer Tringa Ukaj, duke kaluar nga Peja 03.

Sa i përket Ligës së Parë Femrat, United Basketball ka ofruar në radhët e tij Sara Smajlaj nga AA Prishtina, Rona Avdiu nga Prishtina, si dhe me licencë të dyfishtë Tia Tuhina dhe Era Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat