Java e 14-t e ProCredit Superligës që u zhvillua në fundjavë, solli edhe fundin e stinorit vjeshtor dhe ndeshjeve në vitin 2024.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Lenzelle Smith JR i Proton Cable Prizrenit. Ai ndaj Golden Eagle Ylli kishte treshifror të dyfishtë me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime, duke qenë më meritori për triumfin e prizrenasve. Ai gjithashtu kishte edhe katër topa të vjedhur për të kompletuar një super ndeshje dhe për tu shpallur MVP.
MVP
Lenzelle Smith JR (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 12 kërcime, 12 asistime, 38 indeksi
Top
Lenzelle Smith JR (Proton Cable Prizreni) 22 pikë, 12 kërcime, 12 asistime, 38 indeksi
Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 20 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 20 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
Tekele Cotton (Trepça) 16 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi
Arti Hajdari (Peja) 19 pikë, 4 kërcime, / asistime, 14 indeksi