Zvicra triumfoi ndaj Kosovës me rezultat 75:43, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Sfida u zhvillua në Bernë, ku Dardanët kishin përkrahje nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë.
Kjo ndeshje u zhvillua më 21 nëntor, derisa më 24 u përballën me Irlandën në Dublin, ku edhe pse luftuan deri në fund, humbën me 91:85.
Zvicra ka katër fitore, Irlanda dy fitore e dy humbje, ndërsa Kosova dhe Azerbajxhani nga një fitore e tri humbje. Ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë përballë Azerbajxhanit dhe Zvicrës.