Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa për herë të parë më 10 dhjetor ka vizituar Kosovën.
Ish-basketbollisti spanjoll u takua me drejtuesit e FBK-së, si dhe është njoftuar me stafin e FBK-së.
Ai ka përgëzuar drejtuesit e FBK-së për progresin e arritur, duke ju dëshiruar suksese për programet që kanë për të ardhmen.
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe Garbajosa, kanë qenë të ftuar në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të shënuar 10 vjetorin e pranimit të KOK në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.