Prizrenasit përforcohen me dy lojtarë

Basketboll

Prizrenasit përforcohen me dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:20
Rron Dahsyla dhe Drilon Shala

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni është përforcuar me basketbollistët Rron Dahsyla dhe Drilon Shala.

Klubi ka bërë të ditur se ata janë zyrtarisht pjesë e ekipit!

“Rroni nga Peja dhe Driloni nga Golden Eagle Ylli – dy emra që premtojnë shumë dhe do të jenë vlerë e shtuar për ekipin tonë.

Mirë se erdhët në familjen tonë!

Dhe... kjo nuk është e tëra surprizat vazhdojnë!”, ka njoftuar KB Proton Cable Prizreni.

Ekipi nga Prizreni ka pas paraqitje të zbehtë gjatë vjeshtës duke përfunduar në fund të tabelës (i teti) me 18 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat