Barcelona pezullon transferimin e lojtarit teksa ishte në aeroplan me familjen

Basketboll

Barcelona pezullon transferimin e lojtarit teksa ishte në aeroplan me familjen

Më: 3 janar 2025 Në ora: 16:25
Pamje nga një ndeshje

Thomas Heurtel nuk do të ketë rikthim të dytë te Barcelona, pasi presidenti Joan Laporta e ka pezulluar marrëveshjen për transferimin e tij.

Kjo ndodhi ndërsa lojtari francez, bashkë me gruan dhe dy nga tre fëmijët e tij, po udhëtonin nga Shenzeni (Kinë) për në Barcelonë. Fillimisht, ishte arritur një marrëveshje e plotë që Heurtel, 35 vjeç, të nënshkruante deri në fund të sezonit, pas kryerjes së kontrollit mjekësor.

Megjithatë, Laporta ndryshoi qëndrim pas reagimeve të shumta negative nga tifozët e Barcelonës në rrjetet sociale.

Rikthimi i Heurtel ishte i diskutueshëm për shkak të mënyrës dramatike si u largua nga klubi 4 vite më parë. Ai ishte akuzuar për negociata me Real Madridin në fshehtësi, çka çoi në përjashtimin e tij nga skuadra në incidentin e njohur të aeroportit të Stambollit në vitin 2019.

Barça e konsideroi rikthimin e tij pas një serie humbjesh të fundit dhe largimit të brazilianit Raulzinho Neto për shkak të problemeve fizike.

Megjithatë, pezullimi i marrëveshjes është parë si një shenjë tjetër e menaxhimit të paqartë dhe të improvizuar të klubit blaugrana. Në këtë rast, transferimi i pezulluar jo vetëm që dëmtoi imazhin e klubit, por ndikoi edhe në jetën personale të lojtarit dhe familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat