Janë luajtur takimet e raundit të 19-të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipi francez i Monaco dhe ai grek i Olympiacos janë në krye të klasifikimit me nga 13 fitore secila.
Të dyja këto skuadra i fituan takimet e radhës: Monaco mundi 105-90 Alba Berlin, ndërsa ekipi grek triumfoi 92-85 ndaj Zalgiris Kaunas. Humbet disi terren Paris Basketball, që u mund 90-679 nga Barcelona,.
Një javë e mirë edhe për Real Madrid, që fitoi 88-76 ndaj Bayern Munich, duke hyrë në zonën play off. Fiton edhe skuadra kampione e Panathinaikos, që mundi 111-90 Virtus Bologna.
Euroleague-Raundi i 19-të
Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 85-92
Villeurbanne – Armani Milano, 66-75
Alba Berlin – Monaco, 90-105
Baskonia Gasteiz – Crvena Zvezda, 73-75
Fenerbahce – Anadolu Efes, 84-76
Paris Basketball – Barcelona, 79-90
Panathinaikos – Virtus Bologna, 111-90
Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 98-75
Real Madrid – Bayern Munich, 88-76