Të dielën u zhvilluan edhe sfidat e radhës në NBA, teksa vëmendja kryesore ishte në duelin mes kryesueseve të Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder dhe Boston Celtics.
Kampionët e Boston u mundën 105-92 në fushën e Oklahoma. Fitore e merituar e skuadrës vendase, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai me 33 pikë e 11 rebound. Ndërkohë për Celtics më i miri në parket ishte Tatum, që realizoi 26 pikë dhe kapi 10 topa në tabelë.
Në Lindje vijon të dominojë ekipi i Cleveland, që mundi 115-105 Charlotte dhe shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit. Garland me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers.
Zhgënjen ndërkohë skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 119-115 nga Houston Rockets. Edhe pse Davis realizoi 30 pikë, sërish nuk mjaftuan për të fituar. Për teksanët u dallua Jalen Green me 33 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë.
Disfatë e rëndë në shtëpi për Golden State, që u mund 129-99 nga Sacramento. Nga lojtarët e stolit erdhën 48 pikë për miqtë, ndërkohë që Malik Monk me 26 pikë ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë e Curry për vendasit.