Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-s më 30 janar

Basketboll

Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-s më 30 janar

Më: 8 janar 2025 Në ora: 17:00
Pamje nga një ndeshje

Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-s më 30 janar!

"Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të mbajë Kuvendin e Punës dhe Statutar.

Ky Kuvend do të mbahet më 30 janar (e enjte) në Hotel “Garden” në Prishtinë.

Rendi i Ditës në këtë Kuvend është:

1. Zgjedhja e Trupave Punues:

a. Kryesia e Punës

b. Komisioni Verifikues

c. Procesmbajtësit

2. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor, datës 30 gusht 2024

3. Raporti i Punës për vitin 2024

4. Raporti Financiar për vitin 2024

5. Draft Plani i Veprimit për vitin 2025

6. Draft Plani Financiar për vitin 2025

7. Draft Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes për vitin 2025

8. Ndryshimet Statutare (konform Ligjit të Ri të Sportit)

9. Të ndryshme", njofton FBK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat