Cleveland fiton duelin e kryesuesve në NBA

Basketboll

Cleveland fiton duelin e kryesuesve në NBA

Më: 9 janar 2025 Në ora: 12:51
Pamje nga ndeshja

Cleveland fitoi 129-122 ndaj Oklahoma duelin e dy skuadrave kryesuese të dy Konferencave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në NBA. Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Alexander Shai me 31 pikë, por që s’mjaftuan.

Për Cavaliers ishte kolektiviteti arma fituese, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (43 pikë nga lojtarët e stolit). Allen me 25 pikë e Mobley me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të kësaj sfide.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 121-105 San Antonio. Dyshja Lillard-Giannis realizoi 51 pikë së bashku. Fiton edhe skuadra e Denver, 126-103 ndaj Clippers, takim ku të gjithë titullarët e ekipit vendës shënuan mbi 10 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Oklahoma, 129-122

Indiana – Chicago, 129-113

Philadelphia – Washington, 109-103

Brooklyn – Detroit, 98-113

New York – Toronto, 118-98

New Orleans – Portland, 100-119

Denver – Clippers, 126-103

Milwaukee – San Antonio, 121-105

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat