Basketbolli rikthehet pas pauzës

Basketboll

Basketbolli rikthehet pas pauzës

Më: 10 janar 2025 Në ora: 13:34
Tirana

Pas dy javëve të pushimeve të dimrit, basketbolli shqiptar përgatit rikthimin në parket për pjesën e dytë të sezonit.Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar edhe axhendën e fundjavës për kampionatet kombëtare, që do ti shohë ekipet në parket për ndeshjet e radhës.

Java e 11-të e Superligës do të hapet sot me ndeshjen ndërmjet Apolonisë dhe kryesuesve të Besëlidhjes, takim që do të luhet në orën 16:00 në Fier.

Më tej java do të vijojë të shtunën me ndeshjen Vllaznia-Teuta (18:00), për t’u kompletuar të dielën më sfidën Tirana-Kamza (19:00).

Në Kategorinë e Parë java e 11-të do të startojë gjithashtu sot me takimin Fieri-Elbasani në orën 18:00, për t’u kompletuar të shtunën me ndeshjet Pogradeci-Skënderbeu (14:30) dhe Flamurtari-Partizani (17:00).

Sot gjithashtu do të luhen edhe dy ndeshje për javën e 11-të në Kategorinë e Parë për femra, Elbasani-Tirana në orën 16:00 dhe Partizani-Teuta në orën 17:30, ndërsa java do të mbyllet të shtunën me sfidën Vllaznia-Flamurtari (15:00)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat