Boston kampion në fuqi në NBA është mundur 114-97 në fushën e tij nga Sacramento.
Një ndeshje e dobët e ekipit të Celtics, ku nuk mjatuan 28 pikët e Jalen Brawn. Treshja DeRozan-Sabonis-Monk realizoi 69 pikë.
Fitore në sekondat e fundit për Milwaukee, që mundi 109-106 Orlando, duke qëndruar në zonën play off në Lindje. Antetokounmpo protagonist për Bucks me 41 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Lillard me 29 pikë.
Pa probleme fiton Denver, 124-105 ndaj Brooklyn, sfidë ku për vendasit u dallua Nikola Jokic me një “triple double” (35 pikë, 12 rebound, 15 asist). Ndërsa Chicago, falë 33 pikëve të LaVine, mundi 138-105 Washington.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Golden State, 108-96
Orlando – Milwaukee, 106-109
Philadelphia – New Orleans, 115-123
Boston – Sacramento, 97-114
New York – Oklahoma, 101-126
Chicago – Washington, 138-105
Denver – Brooklyn, 124-105