Në mes të Beogradit, para syve të gjithë botës u pa një turp i madh! Pas Kosovës tani këta provokohen

Basketboll

Në mes të Beogradit, para syve të gjithë botës u pa një turp i madh! Pas Kosovës tani këta provokohen

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2025 Në ora: 16:39
Turpi i Beogradit

Turp i madh në Beograd dhe para syve të botës!

Deri kur të durohet klubi famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit me tifozët famëkeq “Delija” me porvokime të rënda!

Pas Kosovës, tani provokohet Bosnja dhe Hercegovina.

Edhe një dëshmi e fortë për ndërkombëtarët, se Cërvena Zvezda duhet të përjashtohet nga të gjitha garat në basketboll dhe jo vetëm në këtë sport.

“Në mes të Beogradit, para syve të gjithë botës u pa një turp i vërtetë serb”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.

“Tifozët e Zvezdës vendosën të performojnë me një koreografi kushtuar ushtrisë së Republika Srpska-s gjatë ndeshjes së djeshme kundër Parisit.

Cërvena Zvezda e Beogradit e ka pritur Paris Saint-Germain në kuadër të Euroligës dhe para kësaj ndeshjeje në palestër ka ndodhur një incident i turpshëm.

Tifozët e skuadrës vendase ‘Delije’, vendosën të ngrenë stemën e ushtrisë së RS dhe në këtë mënyrë përkrahën ditën antikushtetuese të kësaj ushtrie - entitet.

Krime të shumta u kryen nën flamurin e ushtrisë së RS në vitet e 90-ta. 

Ky është padyshim një turp absolut për Serbinë. Shenjat ushtarake nuk kanë vend në tribuna, veçanërisht jo në ndeshjet evropiane”, ka shkruar më tej mediumi boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat