Besëlidhja mbetet e pathyeshme

Basketboll

Besëlidhja mbetet e pathyeshme

Më: 12 janar 2025 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Ka nisur java e 11-të e Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi 92-75 ndaj Apolonisë në Fier. Miqtë nga Lezha u shkëputën 27-7 që në periodën e parë dhe e administruan avantazhin deri në fund. Angle me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen.

Në Shkodër, u desh koha shtesë për të nxjerrë ekipin fitues, me miqtë nga Durrësi që triumfuan 96-91 ndaj Vllaznisë (koha e rregullt 84-84). Andrews me 26 pikë e Taylor me 24 bënë diferencën në fushë për durrsakët, që u treguan më të saktë në kohën shtesë.

Në takimet e Kategorisë së Parë për meshkuj, humbja e parë në kampionat për Elbasanin, që u mund nga Fieri Basket. Përfiton Partizani, që fitoi 78-65 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, Skënderbeu fitoi 118-88 derbin me Pogradecin.

Superliga-Meshkuj, java e 11-të

Apolonia – Besëlidhja, 75-92

Vllaznia – Teuta, 91-96

Tirana – Kamza Basket, 12 dhjetor

Renditja: Besëlidhja 22 pikë, Teuta 18 pikë, Apolonia 15 pikë, Vllaznia 15 pikë, Kamza Basket 13 pikë, Tirana 11 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 11-të

Fieri Basket – Elbasani, 104-88

Pogradeci – Skënderbeu, 88-118

Flamurtari – Partizani, 65-78

Renditja: Elbasani 21 pikë, Partizani 19 pikë, Fieri Basket 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Flamurtari 14 pikë, Pogradeci 11 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat