Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Phoenix Suns ka marrë një fitore me shtatë pikë diferencë kundër Charlotte Hornets, derisa Devin Booker ishte më i miri me 30 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.
Te Suns me paraqitje të mirë u dallua edhe Kevin Durant që shtoi 27 me tetë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Beal e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, gjashtë asistime dhe tre kërcime.
Allen shtoi 13 pikë, dhe Dunn shënoi 11 me gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Ighodaro gjithashtu shënoi dyshifrorë me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Denver mundi Dallasin 112:101 pas një rikthimi spektakolare.
Westbrook udhëhoqi Nuggets drejt fitores me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Nikola Jokic shënoi 19 pikë me 18 kërcime dhe nëntë asistime, derisa Murray e përfundoi ndeshjen me 17 pikë dhe dy kërcime dhe asistime.
Gordon dhe Porter shënuan secili nga 13 pikë, dhe Watson ishte dyshifror me dhjetë pikë dhe gjashtë kërcime. Gordon shtoi gjashtë kërcime dhe dy asistime, dhe Porter shtoi katër kërcime.
Te Dallas, Thompson ishte më i miri me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, dhe Dinwiddie dhe Marshall shtuan secili nga 16. Dinwiddie shtoi dhjetë asistime dhe katër kërcime, dhe Marshall gjashtë kërcime dhe dy asistime. Lively ishte ende dyshifror me 14 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.
Rezultatet:
Dallas – Denver 101:112
New York – Milwaukee 140:106
Chicago – Sacramento 119:124
Boston – New Orleans 120:119
Cleveland – Indiana 93:108
Orlando – Philadelphia 104:99
Washington – Oklahoma 95:136
Utah – Brooklyn 112:111
Phoenix – Charlotte 120:113