Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll po dhuron ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro është Jayveous Mckinnis i Bashkimit. Ai ndaj Vëllaznimit e mbylli ndeshjen me 24 pikë dhe 20 kërcime, duke dominuar në parket, në sfidën e zhvilluar në Prizren. Ai kishte edhe një top të vjedhur dhe një bllokadë, duke pasur indeksin 35 apo më të lartin në këtë xhiro dhe shpallet MVP i kësaj jave.
Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri te mitrovicasit ishte organizatori Malik Johnson. Ai ndaj therandasve kishte 29 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.
Sigal Prishtina fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Borës, në një përballje dramatike. Te bardhekaltrit më të mirët ishin Ricky Tarrant me 25 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Rashid Mahalbashiq me 22 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Peja shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri ishte braziliani Tulio Da Silva me 20 pikë dhe pesë kërcime.
MVP
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 20 kërcime / asistime, 35 indeksi
Top 5
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 24 pikë, 20 kërcime / asistime, 35 indeksi
Malik Johnson (Trepça) 29 pikë, 7 kërcime, 8 asistime, 33 indeksi
Ricky Tarrant (Sigal Prishtina) 25 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, 24 indeksi
Rashid Mahalbashiq (Sigal Prishtina) 22 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi
Tulio Da Silva (Peja) 20 pikë, 5 kërcime / asistime, 19 indeksi