Stinori pranveror në Superliga Femrat fillon të enjten, që fillon me super derbi.
Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Prizrenaset janë lidere me 9 fitore e një humbje, ndërsa prishtinaset ndodhen në vendin e katërt me pesë fitore e pesë humbje. Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore.
Të shtunën do të përballen Junior 06 Moni Bau-Penza, në një sfidë emocionuese, andaj pritet një ndeshje shumë interesante në Prizren. Junior 06 ka tri fitore e shtatë humbje, ndërsa Penza gjashtë fitore e katër humbje.
Takim interesant pritet edhe në Pejë ndërmjet Peja 03 dhe Trepçës. Peja është në vendin e tretë me gjashtë fitore e katër humbje, kurse Trepça është e fundit në tabelë me një fitore dhe nëntë humbje.
Superliga Femrat-Java 11
E enjte
19:00 Bashkimi-Prishtina
E shtunë
16:00 Junior 06 Moni Bau-Penza
17:00 Peja 03-Trepça