Serbët shkaktuan skandal të madh në sallën në Beograd.
Kulmi i skandalit nga shovenizmi serbë ndodhi në ndeshjen e basketbollit.
Edhe një dëshmi e qartë se çfarë është mendësia serbe dhe sjelljet e tyre huligane.
Pamje e turpshme
Ky është turpi serb!
Mediumi serb “Danas” ka raportuar për rastin skandaloz të mbrëmjes së sotme.
“Tifozët e Cërvena Zvezdës ofenduan ambasadorin amerikan, Hill i cili u largua nga ‘Arena’ e Beogradit.
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill u largua nga Arena e Beogradit pasi publiku e ofendoi atë kur ai hyri në zonën VIP për të ndjekur ndeshjen e Euroligës të xhiros së 21-të ndërmjet Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Fenerbahces.
Disa nga mbështetësit bardhekuq fillimisht kanë fyer ambasadorin amerikan dhe më pas disa tifozë iu afruan zonës dhe i kërkuan Hillit të largohej nga “Arena”.
— Ricardo Kaka (@rikardons) January 15, 2025
Në atë moment në sallë dëgjoheshin edhe thirrje nënçmuese ku përmendej emri i ambasadorit, si dhe thirrjet “Zvezda, Zvezda””, ka shkruar mediumi serb.