Barcelona “luan me nervat” e Panathinaikosit

Basketboll

Barcelona “luan me nervat” e Panathinaikosit

Më: 15 janar 2025 Në ora: 23:58
Pamje nga ndeshja

Barcelona vijon me fitoret bindëse në Euroligë teksa ka mundur edhe Panathinaikos 82-73 ne Palau Blaugrana. Një fitore që peshon pasi mundi një skuadër mbi veten në renditje dhe bashkangjitur me fitoret e fundit me Parisin e Monacon tregon se Barcelona po kthehet ne formen e sezonit të kaluar.

Perioda e parë nisi mirë për Panathinaikos që sot vinte si vendi i dytë në renditje. Arritën një avantazh me 8 pikë edhe në periodën e dytë dhe gjithçka po shkonte mire teksa pjesa e parë u mbyll 30-38. Ataman sidoqoftë në intervistën e tij në pushim të ndeshjes deklaroi se bllokimi i Nunn nuk ishte i mirë pasi e kishin kufizuar dhe topi nuk po qarkullonte.

Në fakt e gjitha u konkretizua në periodën e tretë pasi Barcelona shënoi 29 pikë për 10 minuta ku shpërtheu Jabari Parker me 15 pikë vetëm në periodën e tretë dhe gjithsej 25 pikë. Si skuadër Barcelona nuk kishte shënuar asnjë trepikësh në pjesën e parë, ndërsa në periodën e tretë 6 trepikësha dhe krahu tjetër vetëm 12 pikë.

Perioda e katërt është e tensionuar , trajneri i Panathinaikos merr faull teknik, ka kontestime dhe gjuajtje të gabuara për grekët. Barcelona arrin ta përmbysë rezultatin dhe e kalon deri në 10 pikë avantazhin. Nervozizmi i Kendrick Nunn bën që të dalë nga loja dhe të ndikojë jo mirë për skuadrën, pasi shënon vetëm 7 pikë në gjithë mbrëmjen 2/8 për dy pikë dhe 1/7 për tri pikë si dhe 5 humbje topi.

Me këtë humbje Panathinaikos zbret menjëherë në vend të 4-ët, ndërsa Barcelona në vend të 8 me një fitore më pak nga skuadra helene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat