Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të 21-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. skuadra greke e Olympiacos vijon të udhëheë renditjen me 15 fitore, duke mposhtur 102-101 Baskonia Gasteiz jashtë fushe.
Fiton një pozicion skuadra turke e Fenerbahce, që fitoi 96-91 në Beograd ndaj Cërvena Zvezda, ndërsa në vendin e tretë ndodhen Monaco dhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, që u mundën në ndeshjet e kësaj jave.
Ditë e mirë për ekipet spanjolle, ku Real Madrid fitoi 116-113 ndaj Maccabi, ndërsa Barcelona mposhti Panathinaikos 82-73.
Rikthehet te fitorj Parisa Basketball, që mundi 88-84 turqit e Anadolu Efes.
Euroleague-Raundi i 21-të
Villeurbanne – Partizan Beograd, 62-93
Paris Basketball – Anadolu Efes, 88-84
Armani Milano – Alba Berlin, 100-68
Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 101-102
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 116-113
Zalgiris Kaunas – Virtus Bologna, 77-68
Crvena Zvezda – Fenerbahce, 91-96
Bayern Munich – Monaco, 95-94
Barcelona – Panathinaikos, 82-73