Skuadra e Oklahoma fitoi sot 134-114 ndaj Cleveland në përballjen mes dy ekipeve më të mira këtë sezon në NBA.
Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Alexander Shai ishte i papërmbajtshëm në fushë, autor i 40 pikëve. Tashmë të dyja ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/6).
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Phoenix, që mundi 130-123 Washington, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. ai u mbështet edhe nga Durant me 23 pikë. Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, mundi 111-100 Detroit në fushën e këtij të fundit.
Një paraqitje të mirë bëri skuadra e Clippers, që mundi 118-98 Portland. Vendimtar stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë. Një ndeshje të mirë bëri ekipi i Sacramento, që në shtëpi mundi 132-127 HoustonDeRozan me 33 pikë ishte lider për Kings, më i miri në fushë.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Indiana, 100-111
Washington – Phoenix, 123-130
Oklahoma – Cleveland, 134-114
Portland – Clippers, 89-118
Sacramento – Houston, 132-127