Spanjollët, francezët dhe grekët “bëjnë ligjin” në Euroleague

Basketboll

Spanjollët, francezët dhe grekët “bëjnë ligjin” në Euroleague

Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:47
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur takimet e raundit të 22-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Në tetë vendet e para janë dy skuadra greke, dy franceze dhe dy spanjolle, cka tregon për dominimin e tyre.

Olympiacos ruan vendin e parë pas fitores 96-86 në fushën e Real Madrid, me spanjollët që mbrojnë vendin e tetë.

Në vendin e dytë ndodhen Fenerbahce e Paris Basketball, fituese në takimet e fundit.

Në zonën play off janë edhe Monaco, Panathinaikos, Barcelona, që po bëjnë një paraqitje të mirë.

Katalanasit fituan 90-80 ndaj turqve të Anadolu Efes.

Euroleague-Raundi i 22-të

Villeurbanne – Alba Berlin, 96-89

Paris Basketball – Maccabi Tel Aviv, 96-83

Armani Milano – Partizan Beograd, 70-90

Real Madrid – Olympiacos, 86-96

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 98-86

Crvena Zvezda – Monaco, 88-82

Bayern Munich – Virtus Bologna, 72-82

Vitoria Gasteiz – Panathinaikos, 91-77

Barcelona – Anadolu Efes, 90-80

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat