Një tragjedi e madhe goditi Philadelphia, ku humbi jetën shtatëmbëdhjetë vjeçari Noah Scurry, një basketbollist i talentuar në shkollën e mesme Samuel Fels.
Ky sportist i ri u vra gjatë rrugës për në shkollë dhe ngjarja tragjike ka ndodhur pranë shtëpisë së tij.
Në momentin e sulmit, Noah Scurry ishte në shoqërinë e nënës së tij, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarje të tmerrshme.
Sulmuesi ka qëlluar më shumë se 20 herë, gjë që është konfirmuar nga burime policore.
Sipas informacioneve të raportuara nga Fox, vrasjes dyshohet se i ka paraprirë xhirimi i një videoklipi për një këngë rep.