Eshtë mbyllur java e 12-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Tirana vijon të komandojë e vetme renditjen pas fitores 92-78 në Durrës ndaj Teutës.
Një ndeshje ku vajzat bardheblu u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë.
Pesë lojtare të Tiranës realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Bryant për Teutën.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Flamurtari, që mundi thellë 96-38 Elbasanin në Vlorë. Një ndeshje që ishte një formalitet par vlonjatet, ku u dallua Jacobsson me 22 pikë.
Në “Asllan Rusi”, skuadra e Vllaznisë mundi 73-43 Studentin. Rreshpja realizoi 35 pikë për mikeshat nga Shkodra, ndërkohë që fitorja i konfirmon ato si forca e katërt në renditje.
Kategoria e Parë-Femra, java e 12-të
Teuta – Tirana, 78-92
Flamurtari – Elbasani, 96-38
Studenti – Vllaznia, 43-73
Partizani (pushim)
Renditja: Tirana 21 pikë, Flamurtari 19 pikë, Partizani 17 pikë, Vllaznia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 10 pikë.