Besëlidhja bën ligjin në Superligë

Basketboll

Besëlidhja bën ligjin në Superligë

Më: 18 janar 2025 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 12-të të Superligës në basketboll për meshkuj, me Besëlidhjen kampione që fitoi pa probleme 89-62 ndaj Kamza Basket dhe mbetet e pamposhtur në krye të renditjes. 

Fitore të vështirë korri ekipi i Apolonisë, që në Durrës arriti të mposhtë 83-82 Teutën vendase. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, që i shkoi ekipit fierak.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Vllaznisë fitoi 88-85 ndaj Tiranës, në një ndeshje me rivalitet. Miqtë nga Shkodra arritën të përmbysin avantazhin fillestar të bardhebluve falë 30 pikëve të Wilkins.

Në takimet e Kategorisë së Parë, ekipi i Partizanit fito thellë 111-64 ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në kryeqytet (Davis 34 pikë). Ndërsa Flamurtari mundi në kohën shtesë 76-75 Fieri Basket.

Superliga-Meshkuj, java e 12-të

Teuta – Apolonia, 82-83

Kamza Basket – Besëlidhja, 62-89

Tirana – Vllaznia, 85-88

Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Teuta 19 pikë, Apolonia 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Tirana 16 pikë, Kamza Basket 15 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 12-të

Partizani – Skënderbeu, 111-64

Flamurtari – Fieri Basket, 76-75

Elbasani – Pogradeci, 19 janar

Renditja: Partizani 22 pikë, Elbasani 21 pikë, Fieri Basket 18 pikë, Flamurtari 16 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Pogradeci 10 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat