Derbi prizrenas i ka takuar Bashkimit, që shënoi fitore ndaj rivalit të qytetit, Proton Cable Prizrenit me rezultat 62:96 (14:23, 18:16, 19:23, 11:34), në javën e 17-të të ProCredit Superligës.
Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi dyshifrore në çerekun e parë, 12:22, derisa kjo pjesë përfundoi 14:23. Por, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 28:28, kurse pjesa e parë përfundoi 32:39.
Portokallezinjtë në periudhën e tretë, arritën epërsinë më të lartë prej 22 pikësh, 39:61, megjithatë vendasit afruan shifrat, ku rezultati pas 30 minutash ishte 51:62.
Te Proton Cable Prizreni, Kwame Vaughn shënoi 18 pikë, ndërsa te Bashkimi, më i miri ishte Valon Bunjaku me 27 pikë e katër asistime.
Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 13 humbje, ndërsa Bashkimi 12 fitore e pesë humbje.