Shtatëmbëdhjet xhiro janë zhvilluar deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll. Lufta për kreun e tabelës, por edhe për t’i ikur zonës së rrezikshme është mjaftë e ashpër.
Befasia më e madhe deri në këtë pikë të kampionatit vazhdon të jetë skuadra e Bashkimit e cila ndan vendin e parë me Trepçën me nga 29 pikë të mbledhura.
Në vendin e tretë renditet Peja me 27 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 26 sosh, aq sa ka edhe Vëllaznimi një pozitë më poshtë.
Në pozitën e gjashtë është Golden Eagle Yli me 24 pikë, ndërsa dy pozitat e fundit mbahen nga Bora me 22 pikë dhe Proton Cable Prizreni me 21.
Në xhiron e 18-të do të ballafaqohen:
Bashkimi-Bora
Peja-Golden Egle Ylli
Trepça-Sigal Prishtina
Vëllaznimi-Proton Cable Prizreni