NBA, Jokiç nuk ndalet/ Denver arrin tjetër fitore falë kapitenit te tij

Basketboll

NBA, Jokiç nuk ndalet/ Denver arrin tjetër fitore falë kapitenit te tij

Më: 20 janar 2025 Në ora: 13:12
Nikola Jokiç

Lebron Xhejms ka 10 arritje të tilla më pak se ai këtë vit. Nikola Jokiç vazhdon të dallohet në basketbollin amerikan, duke regjistruar një tjetër tripëll dabëll, e duke ndihmuar ekipin e tij, Denver Nagets, në një tjetër sukses.

Po flasim për tripëll dabëllin e 18-të të sezonit, dhe të tretën radhazi, ndërsa “mbreti I koshit” ka 8. Në karrierë, kapiteni I Denverit ka 148 tripëll dabëlla, duke qenë I treti në histori në këtë renditje në NBA, e duke iu afruar vendit të dytë që mbahet nga Oskar Robertson me 181.

Suksesi në Orlando ishte domethënës, në një edicion shumë të vështirë ku po spikasin ekipe disi të papritur si Klivlend Kavaliers apo Oklahoma Thandër.

Ekipi nga Kolorado ia doli 113-100, ndonëse Mexhik pati pesë basketbollistë me të paktën 10 pikë të shënuara. Gjithsesi, ylli I ri Paolo Bankero u mbajt në vetëm 10 pikë.

Jokiç luajti vetëm 30 minuta, sepse trajneri Maloun e ruajti nga rëndimi I dëmtimit në bërryl.

Gjithsesi, edhe kaq I mjaftuan për 20 pikë, 14 topa në tabela dhe 10 asistë, të cilave u shtoi 3 vjedhje topi e tre bllokime gjuajtjesh. Aspak keq për një basketbollist që luan më shumë për shokët sesa për veten, dhe që nuk është për momentin në formën më të mirë fizike.

Denver është në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, jo larg vendit të dytë, ndërsa është në konkurrencë me Gilgëus-Aleksandër të Oklahomës dhe Janis Adetokumbon e Miluokit për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat