Boston “leksion” rivalëve të Golden States

Basketboll

Boston “leksion” rivalëve të Golden States

Më: 21 janar 2025 Në ora: 11:22
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Boston fitoi 125-85 në fushën e Golden State, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku vendimtar ishte stoli, nga ku erdhën 50 pikë (Tatum me 22 pikë më i miri).

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, që sot mundi 118-92 Phoenix. Donovan Mitchell me 33 pikë ishte lider për Cavaliers. Surprizon Charlotte, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtare realizuan mbi 10 pikë) mundi 110-105 Dallas (Irving 33 pikë).

Jashtë fushe fiton ekipi i Chicago, që mundi 112-99 Clippers. Zach LaVine me 35 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondën e fundit për Memphis, që mundi 108-106 Minnesota (Jared Jackson 24 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Dallas, 110-105

Houston – Detroit, 96-107

Memphis – Minnesota, 108-106

New York – Atlanta, 119-110

Cleveland – Phoenix, 118-92

Golden State – Boston, 85-125

New Orleans – Utah Jazz, 12-119

Clippers – Chicago, 99-112

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat