Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21 janar 2025 ka marrë vendim për shtyrjen e datës së organizimit të Kuvendit të Punës dhe Statutor të FBK-së.
Kuvendi, i cili ishte paraparë të mbahej me datë 30 janar 2025, për arsye teknike të organizimit, do të shtyhet për datën 31 janar 2025. Kuvendi do të zhvillohet në të njëjtin vend dhe orar, përkatësisht:
Data: 31 janar 2025
Ora: 17:30
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë
“Ky vendim u miratua nga të gjithë anëtarët e Bordit të FBK-së, duke marrë parasysh rëndësinë e sigurimit të një organizimi të suksesshëm dhe të mirëkoordinuar të këtij aktiviteti të rëndësishëm për Federatën”, thuhet në njoftimin e FBK-së.