Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 111:86 (31:21, 32:16, 24:18, 24:31), në javën e 18-të të ProCredit Superligës.
Kuqezinjtë e nisën sfidën shumë më mirë dhe që në çerekun e parë, krijuan epërsi dyshifrore, 23:10, derisa e fituan këtë pjesë me dhjetë pikë dallim, 31:21.
Edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, duke qenë më të mirë 32:16, për të shkuar në pushim në epërsi të lartë 63:37.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, ku thelluan më shumë epërsinë dhe në dhjetë minutat e fundit mbajtën epërsinë për të triumfuar 111:86.
Më të mirët te vendasit ishin Antëan Walker me 22 pikë e tetë kërcime dhe Jericole Hellems me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Tervell Beck me 19 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Vëllaznimi ka dhjetë fitore e tetë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka katër fitore e 14 humbje.