Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka hapur dje javën e 13-të me fitoren e Flamurtarit kundër Studentit në Vlorë.
Një ndeshje e dominuar nga bregdetaret, të cilat triumfuan thellë 78-41 (26-4, 13-6, 29-10, 10-21).
Flamurtari i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim 29 pikë avantazh, për ta çuar në +48 pikë epërsinë pas 30 minutash.
Lojtarja e ndeshjes u shpall Sophia Jacobsson, autore e 17 pikëve, 5 kërcimeve dhe 6 asistimeve për vlonjatet. Me këtë sukses Flamurtari merr kreun me pikë të barabarta me Tiranën, ndërsa Studenti mbetet i parafundit.
Java e 13-të do të vijojë sot me takimin Elbasani-Teuta, për t’u mbyllur të dielën me sfidën Vllaznia-Partizani (16:00).