Olympiacos është mundur në fushën e tij 77-87 nga Fenerbahce në ndeshjen e raundit të 23-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Gjithsesi, skuadra greke ruan vendin e parë me 16 fitore.
Ajo që vihet re është një ngjeshje e skuadrave për një vend në play off. Në vendin e dytë ngjitet pikërisht Fenerbahce me 15 fitore, ndërkohë që Monaco e Panathinaikos kanë nga 14 të tilla.
Më pas rivaliteti është edhe më i madh, pasi me nga 13 fitore janë 5 skuadra: Paris Basketball, Real Madrid, Barcelona, Zrvena Zvezda e Bayern Munich dhe pas tyre vjen Armani Milano me 12 fitore.
Euroleague-Raundi i 23-të
Partizan Beograd – Paris Basketball, 92-86
Anadolu Efes – Armani Milano, 110-66
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 85-73
Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 89-76
Virtus Bologna – Monaco, 80-86
Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 90-89
Villeurbanne – Barcelona, 100-94
Alba Berlin – Bayern Munich, 84-99
Olympiacos – Fenerbahce, 77-87