Cleveland zhgënjen ndaj Philadelphias

Basketboll

Cleveland zhgënjen ndaj Philadelphias

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:24
Pamje nga ndeshja

Vetëm tri ndeshje të luajtura sot në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar. 

Kryesuesit e Cleveland u mundën 132-129 nga Philadelphia, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione.

Mitchell me 37 pikë, Jerome me 33 pikë e Garland me 26 pikë mbajtën në lojën skuadrën e Cavaliers, por pa mundur të fitojnë.

Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 12 pikë, ku shënuesi më i mirë ishte Paul George me 30 pikë.

Jashtë fushe fiton skuadra e Portland, që mundi 102-99 Charlotte. Simons me 27 pikë u dallua për miqtë.

Fiton edhe skuadra e Memphis, që në fushën e saj mposhti 139-126 New Orleans. Kolektiviteti i skuadrës vendase bëri diferencia (Jackson me 29 pikë më i miri).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat