Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dyu ndeshje interesante, ku vëmendja pa dyshim do të jetë në kryeqytet.
Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet.
Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.
Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.