Kategoria e Parë e basketbollit për meshkuj, që përkon me nivelin e dytë të sportit të koshit në vend, ka hapur dje javën e 13-të. Elbasani kryesues nuk fali në shtëpi ndaj Flamurtarit, duke fituar me rezultatin 88-70 (31-15, 16-14, 21-21, 20- 20).
Verdheblutë e bënë diferencën në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me 18 pikë avantazh, për të administruar më pas në gjysmën e dytë të ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e 12- të në kampionat për Elbasanin, sukses që i konsolidon edhe më shumë në krye të renditjes verdheblutë, ndërsa vlonjatët mbeten në vend të parafundit me 4 fitore dhe 9 humbje.
Lojtari i ndeshjes ishte Nicholas Paul, autor i 19 pikëve, 14 kërcimeve dhe 2 asistimeve për Elbasanin.
Në radhët e vlonjateve u dallua Eraldo Kollovi me 24 pikë si shënuesi më i mirë i ndeshjes. Java e 13-të do të kompletohet sot me ndeshjet Skënderbeu-Fieri në orën 12:00 dhe PogradeciPartizani në orën 16:00.