Pesë minutat e fundit të ndeshjes ishin vendimtar, ku Prishtina fitoi ndaj Penzës 72:66 (20:20, 11:20, 19:11, 22:15), në javën e 12-të të Superliga Femrat.
Sfida nisi e barabartë, çka tregon edhe rezultati i çerekut të parë 20:20.
Por, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të mysafireve, që e fituan këtë pjesë 11:20.
E kundërta ndodhi në periodën e tretë, me prishtinaset që ishin më të mira 19:11.
Pesë minuta nga fundi, Penza po fitonte 59:63, por nga ky moment nisi një seri e suksesshme e vendaseve, që përmbysën shifrat në 69:63, derisa në fund triumfuan 72:66.
Më e mira te vendaset ishte Jayla Johnson me 20 pikë e 12 kërcime, derisa te mysafiret Terry Nicole me 15 pikë, 18 kërcime e nëntë asistime.
Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e gjashtë humbje.