Bashkimi e ka mposhtur Peja 03 në ‘Sezai Surroi’ me rezultat 76:65 (11:15, 23:14, 21:21, 21:15) në javën e 12-të të Superliga Femrat.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe u mbyll me shifrat 11:15, mirëpo në çerekun e dytë prizrenaset dominuan lojën dhe mbyllën me rezultat 23:14, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 34:29.
Perioda e tretë ishte e barabartë 21:21, kurse në dhjetëminutëshin e fundit kampionet bëne një lojë shumë të mirë dhe mbyllen pjesën e fundit 21:15, për të shënuar fitore me rezultat 76:65.
Më e mira te Bashkimi ishte Arbnore Përquku me 16 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa te Peja 03, Juicy Landrum ishte më e mira me 23 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.
Bashkimi ka 11 fitore dhe një humbje, ndërsa Peja 03 ka shtatë fitore dhe pesë humbje.