Basketbollisti dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Endrit Hysenagolli në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ u shpreh se në ndeshjen ndaj Armenisë vendosi të largohej nga Kombëtarja.
Hysenagolli tha: "Nuk ka as 2-3 muaj që e vendosa të tërhiqem nga ekipi Kombëtar.
Ishte ndeshja e fundit kundër ekipit të Armenisë dhe aty vendosa ti jap fund me ekipin Kombëtar.
Pas një periudhe shumë të gjatë duhet të them, rreth gati 20 vjet mendova se ishte fundi sepse mendoj se i kisha përmbushur të gjitha objektivat që kisha në ekipin Kombëtar".