Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi! Trepça në finale!

Basketboll

Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi! Trepça në finale!

Më: 29 janar 2025 Në ora: 21:27
Pamje nga ndeshja

Ndeshja u ndërpre për disa mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Pas një kacafytje mes lojtarëve, tifozët mitrovicas filluan hedhjen e gjësendeve.

Ekipi i Sigal Prishtinës ishte larguar nga parketi.

Më pas ndeshja vazhdoi.

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës. Mitrovicasit triumfuan në derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84:66 (22:21, 21:15, 26:16, 15:14).

Periudha e parë ishte tërësisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputeshin, duke përfunduar çereku i parë 22:21. Në periudhën e dytë, vendasit për një nuancë ishte më e mirë, 21:15, për të shkuar në pushim 43:36.

Perioda e tretë ishte vendimtare, ku ‘Xehetarët’ arritën shkëputjen, derisa epërsinë më të lartë e kishin deri në 20 pikë, 74:74, derisa në fund triumfuan 84:66, që ishte e mjaftueshme për të kaluar në finale, pasi gjysmëfinalja e parë në Prishtinë, kishte përfunduar me dy pikë epërsi të prishtinasve 67:65.

Më i miri te Trepça ishte Mikaile Tmusiq me 23 pikë e pesë kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina më i miri ishte Donte Clark me dhjetë pikë e nëntë kërcime.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet të enjten (nesër) mes Bashkimit e Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan takimin e parë 80:71.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat