Kryesuesit e Cleveland fituan 126-106 në fushën e Miami, në një ndehsje pa shumë histori. Donovan Mitchell me 34 pikë ishte lider për Cavaliers. Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që falë 34 pikëve të Porziongis mundi 122-100 Chicago.
Fitore të rëndësishme korri ekipi i Golden State, që mundi 116-109 Oklahoma, kryesuesen e Konferencës së Perëndimit. Alexander Shai realizoi 52 pikë për Oklahoma por që s’mjaftuan, ndërkohë që 48 pikë erdhën nga lojtarët e stolit të Golden State.
Psa një loje spektakolare, ekipi i Dallas fitoi 137-136 ndaj New Orleans. Katër lojtarë të Dallas realizuan mbi 20 pikë. Zhgënjen ekipi i Denver, që u mund 122-112 nga Neë York, ku vendimtar Jalen Brunson me 30 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Brooklyn, 83-104
Indiana – Detroit, 133-119
Washington – Toronto, 82-106
Boston – Chicago, 122-100
Miami – Cleveland, 106-126
New York – Denver, 122-112
Philadelphia – Sacramento, 117-104
New Orleans – Dallas, 136-137
San Antonio – Clippers, 116-128
Phoenix – Minnesota, 113-121
Golden State – Oklahoma, 116-109