Për Adam Silver, NBA duhet që ti përshtatet “zakoneve” të reja televizive dhe për herë të parë ka shprehur mbështetjen e reduktimit të lojës së luajtur nga 48’ në 40’.
“NBA është liga e vetme në glob që luan një periodë për 12’. Unë jam tifoz i periodave nga 10’.
Për momentin nuk e di se sa e mbështesin këtë ide, por unë them se është diçka pozitive nëse nuk mendojmë vetëm rekordet apo statistikat.
Mendoj se një ndeshje që zgjat dy orë së bashku me pushimet është më shumë se e mjaftueshme për zakonet e reja televizive që janë krijuar”, tha komisioneri i njohur i NBA gjatë një ndërhyrjeje në “The Dan Patrick Show".
Ky sezon i NBA po ndiqet më pak krahasuar me vitet e kaluara dhe sipas specialistëve thuhet se shkaku i kësaj rënie është fakti se lojtarët po tentojnë shumë kosha për tri pikë.
Në këtë argument Silver tha: “Mbase mund të jetë faji i tri pikëshave, por në përgjithësi them se këto kritika janë disi të padrejta.