Drejtor i Përfaqësueseve dhe Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së, Adriatik Rraci dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK, Artina Hasani, kanë marrë pjesë në Punëtorinë në Munih të Gjermanisë, që është zhvilluar më 28-29 janar.
Punëtoria ka qenë mjaft e rëndësishme, pasi është folur për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, sidomos të FIBA Kampionateve Evropiane për grupmosha të reja, ku zakonisht i organizon edhe Kosova.
Gjithashtu është diskutuar për ndryshimet e reja që jenë nga kjo verë.
Rraci dhe Hasani përvojën e fituar në këtë Punëtori do ta bartin në FBK, që rregullisht organizon gara ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive nga FIBA.