Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren në një atmosferë, ku Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.
Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.
Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.
Bashkimi në finale do të përballet me Trepcën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën.
Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë.