Më 31 janar (sot) nga ora 17:30 në Hotel “Garden” do të zhvillohet Kuvendi i Punës dhe Statutar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në këtë Kuvend do të bëhet prezantimi i Raportit të Punës për vitin 2024, Raporti Financiar për vitin 2024, Draft Plani i Veprimit për vitin 2025, Draft Plani Financiar për vitin 2025, Draft Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes për vitin 2025, si dhe Ndryshimet Statuare konform Ligjit të Ri të Sportit.
Ky ligj ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht 2024 dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishëm që delegatët e Kuvendit të jenë të pranishëm.
Rendi i Ditës
Zgjedhja e Trupave Punues:
Kryesia e Punës
Komisioni Verifikues
Procesmbajtësit
Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor, datës 30 gusht 2024
Raporti i Punës për vitin 2024
Raporti Financiar për vitin 2024
Draft Plani i Veprimit për vitin 2025
Draft Plani Financiar për vitin 2025
Draft Plani i Marketingut dhe Shpërndarjes për vitin 2025
Ndryshimet Statutare (konform Ligjit të Ri të Sportit)
Të ndryshme