Rikthimi i Penzës në pjesën e dytë thellon krizën e Trepçës

Basketboll

Rikthimi i Penzës në pjesën e dytë thellon krizën e Trepçës

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 23:21
Penza

Penza fitoi ndaj Trepçës 83:68 (20:21, 12:17, 24:17, 27:13) në javën e 13-të të Superligës së Femrave.

Çereku i parë nisi i baraspeshuar për të dy skuadrat, që e mbyllën me shifrat 21:20. Ndërsa në periudhën e dytë, mitrovicaset ishin më të forta dhe e mbyllën këtë pjesë 17:12. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 32:38.

Periudha e tretë ishte ajo, ku vajzat pejane u rikthyen dhe e mbyllën këtë periudhë me shifrat 24:17, për të mbajtur epërsinë edhe në periudhën e fundit, duke e mbyllur me 27:13 dhe fituar ndeshjen 83:68.

Më e mira te Penza ishte Terry Nicole me 15 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa te mysafiret, Vivian Woo shkëlqeu me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Penza ka arritur shtatë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Trepça ka një fitore dhe 12 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat