Kuqezinjtë shkëlqejnë ndaj Yllit

Basketboll

Kuqezinjtë shkëlqejnë ndaj Yllit

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 18:22
Vëllaznimi

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 92:70 (17:12, 16:21, 26:20, 33:17), në javën e 20-të të ProCredit Superligës.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen, me një epërsi të lehtë, duke e fituar çerekun e parë 17:12. E kundërta ndodhi në periudhën e dytë, me mysafirët që për një nuancë ishin më të mirë, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë 33:33.

Vendasit ishin sërish më të mirë në periodën e tretë, ku tri herë kishin epërsi deri në nëntë pikë, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 59:53. Por, në dhjetë minutat e fundit, kuqezinjtë ishin bindshëm më të mirë, 33:17, për të triumfuar në fund 92:70.

Katër basketbollistë te vendasit kishin pikë dyshifrore: Arian Azemi 24 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, Jason Jitoboh 14 pikë e nëntë kërcime, Jericole Hellems 24 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Trey Anderson 14 pikë e 12 kërcime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Jan Palokaj me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe William Tavares me 16 pikë.

Vëllaznimi ka 11 fitore e nëntë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli tetë fitore e 12 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat