Carmello Anthony prezanton identitetin vizual për Botërorin që do të zhvillohet në Katar
Botërori i Basketbollit për djem, FIBA 2027, do të zhvillohet në Katar.
Për herë të parë kjo veprimtari madhore organizohet në rajonin e Lindjes së Mesme.
Katari zotohet të bëjë një turne mahnitës, si kurrë më parë.
Ambasadori Global i FIBA-s, Carmelo Anthony, ka lançuar identitetin zyrtar vizual të Kupës së Botës në Basketboll për djem, FIBA 2027, së bashku me një fushatë 'Step It Up', e cila është vendosur të bashkojë lojtarët, ekipet dhe tifozët në nxitjen e trashëgimisë dhe ndikimit të garës në një oranizim të jashtëzakonshëm të paparë ndonjëherë.
Turneu më prestigjioz dhe i profilit të lartë ndërkombëtar i basketbollit për djem, Botërori i Basketbollit FIBA 2027, do të organizohet nga Katari. I cili premton se do të bëjë histori si edicioni i parë që do të mbahet ndonjëherë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA) dhe gara më e madhe e FIBA-s e mbajtur ndonjëherë në një qytet.
Pasioni, aftësia dhe krenaria do të ndërthuren në mënyrë spektakolare në Doha në 2027, me 32 kombe që do të luftojnë për trofeun e lakmuar, do të kërkojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Lojërat Olimpike LA 2028.